Skuadra e „Otrant Olimpikut“ ka humbur të mërkurën, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Kupës së Malit të Zi në fushën e vet nga skuadra e „Ibrit“ me rezultatin 0:2.
Ndeshja kthyese luhet për dy javë, me 27 shtator, në Rozhajë.
Përndryshe, „Otrant Olimpik“ këtë javë, në xhiron e gjashtë të Ligës së dytë të Malit të Zi, ka barazuar me „Ibrin“ në Rozhajë (0:0).