Pak kohë më parë, nën organizimin e Entit të ndihmës së shpejt mjekësore në Mal të Zi, u mbajt trajnimi dhe certifikimi i mjekëve në PHTLS (PreHospital Trauma Life Support).
Gjashtë mjek të Urgjencës së Ulqinit, Senalla Abazoviq, Teuta Leskovac, Hasan Zeneli, Xhihan Abazoviq, Ardit Tela dhe Astrit Ceka, mbaruan me sukses trajnimin dhe arritën të marrin këtë certifikatë prestigjioze.
PHTLS është program ndërkombëtar i edukimit të vazhdueshëm i përkushtuar zvogëlimit të mortalitetit dhe parandalimit të invaliditetit në rast lëndimesh. Ky program, i krijuar në SHBA në bashkëpunim me Kolegjin amerikan të kirurgjisë, është i dedikuar mjekëve të kyçur në përkujdesjen urgjente të personave të lënduar. Certifikimi vlen për periudhën katër vjeçare.