Kryetari i Sindikatës së Kripores Marko Miranoviq ka deklaruar që pak kohë më parë në vizitë kësaj ndërmarrjes ishin grupi prej gjashtë zyrtarëve të Bashkimit evropian dhe Parlamentit evropian. “Ato ishin në vizitë private dhe thanë që është vetëm çështje kohe kur Qeveria e Malit të Zi do të ndërmarr menaxhimin e Kripores”, tha ai për “Dnevne novine”.
Komisionari evropian për ekologji Janez Potoçnik më herët ka rikujtuar publikisht pushtetin malazez që hapësira e Kripores për shkak të biodiversitetit të shkëlqyer “që tani i gëzon disa standarde ndërkombëtare”.