Pesë objekte të kompanisë “Solaris” në Ulqin nga e hëna do të punojnë me emrin “Mercator”, ndërsa së shpejti kjo do të ndodh edhe me një objekt tjetër i cili është në fazën e adoptimit, shkruan “Pobjeda”.
Siç shkruan kjo gazetë, kompania “Mercator” ka nënshkruar kontratën për qiramarrje afatgjate të objekteve të “Solarisit” për dhjetë vjet, me çmim prej rreth një milion euro.
Themelues të “Solarisit” janë biznesmenët Nikolla Dukagjini dhe Ranko Knezheviq.
Përndryshe, “Mercatori” punon në përbërje të kompanisë më të madhe në hapësirën e ish Jugosllavisë, koncernit “Agrocor” të sipërmarrësit kroat Ivica Todoriq. Të ardhurat e “Agrokorit” vitin e kaluar ishin rreth shtatë miliard euro.