Ndryshime dhe rekomandime: KNSH TANI KKSH

Genci NimanbeguKëshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi të shtunën ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Statutin e KNSH-së. Në bazë të Statutit të miratuar, emërtimi i Këshillit në gjuhën shqipe në të ardhmen do të jetë – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi.

Me ndryshimet e miratuara janë paraparë edhe dy organe të reja: nënkryetari/ët dhe Këshilli Drejtues, i cili përbëhet nga shtatë anëtarë. Gjithashtu, në vend të 12 trupave të përhershme ekzistuese të punës (komisioneve) sa ka pasur deri tani, me Statutin e miratuar janë parashikuar shtatë komisione.

Në këtë mbledhje u mor vendim që KNSH-ja të dalë me një qëndrim lidhur me Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, të miratuar para disa ditësh nga Parlamenti i Malit të Zi. Duke u nisur nga rrethanat e krijuara pas miratimit të këtij ligji, KNSH-ja do t’u rekomandojë partive shqiptare që të dalin të bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.

KNSH-ja do të mbajë shumë shpejt një mbledhje të posaçme lidhur me statusin e Komunës së Malësisë – Tuz, në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 25 maj 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Bajraktari: ULQINI NË KAOS, NUK E MERITOJMË KËTË

Deklaratë për shtyp të kryetarit të Këshillit Komunal të LQ URA dhe këshilltarit në KK të Ulqinit Omer Bajraktarit   Të nderuar qytetarë dhe qytetare të Ulqinit! Jeni dëshmitarë të kaosit të përgjithshëm në qytetin