Sipas sondazheve në Amerikë, interneti për herë të parë ndodhet para televizorit për sa i përket gjatësisë së kohës që qytetarët e rritur kalojnë në shfrytëzimin e tij.
Konkretisht, sipas sondazhit të Galup-it, banori i SHBA-së më i vjetër se 18 vjeç në internet mesatarisht kalon pesë orë dhe nëntë minuta në ditë, që është 16 për qind më shumë se një vit më parë.
Koha të cilën Amerikani e kalon para ekranit të televizorit është zvogëluar gjatë vitit për 2.5 për qind dhe tani është katër orë e 31 minuta në ditë.