Këtë vit Kriporja feston 80 vjetorin e ekzistencës së vet. Jubileu i madh nuk është festuar edhe pse kjo firmë së bashku me Ndërmarrjen hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, e ka ndërtuar Ulqinin modern.
Akoma më keq, shtrohet pyetja a do të mbijetojë kjo ndërmarrje më e vjetër në Ulqin mbasi që tash 11 vite në të zbatohet koncepti i “holldingut në vdekje”. E kjo do të thotë që një nga një funksion i kësaj kompani sistematikisht vdesin në mënyrë që në fund mos të mbes asgjë, përveç pronës, të cilën pronarët momental të firmës do ta shesin.
Për këtë arsye në këtë koncept është e logjikshme që këtë vit nuk do të ketë grumbullim të kripës, e cila gjithmonë ka filluar në mes të gushtit. Vetëm edhe dy herë për 80 vite nuk kishte grumbullim të kripës: herën e parë në vitin 1944, në kohë të Luftës së dytë botërore, edhe në vitin 1968, për arsye se në periudhën prej 17 deri më 21 gusht në Ulqin ra 444 mm shi.