Në prani të numrit të madh të pjesëmarrësve, në Adë mbrëmë u hap Green Culture Fest (GFC), i treti me radhë.
„Ky manifestim jep mundësinë që bukuritë natyrore të Ulqinit të dalin në pah, si dhe të zgjatjes se sezonit turistik me promovimin e resurseve natyrore“, tha kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
Ai shtoi se ekonomia e gjelbër dhe kreative shënon trend rritës në botë, ndërsa Ulqini për këtë ka potenciale të shkëlqyera.
Të enjten punë të suksesshme GFC-së i dëshiruan ambasadorët e disa shteteve të akredituara në Podgoricë.
Përndryshe, që tani është e sigurt se edicioni i katërt i GFC-së do të mbahet vitin e ardhshëm po ashtu ne Adë.