Policia e Lezhës ka arrestuar shtetasin Albert Delaj, 30 vjeç, pasi nën efektin e alkoolit ka shkaktuar një aksident të frikshëm tek kryqëzimi i ishullit të Shëngjinit. Për pasojë ka mbetur i vdekur një shtetas malazez.
Sipas policisë, rreth orës 00.25, duke drejtuar mjetin Audi A-4 me targë AA072FC në gjendje të dehur, me alkool të konsumuar në masën 1.41 mg/l , në aksin e vjetër rrugor ish-Fabrika e Letrës – Ishull Shëngjin, në kryqëzim të Ishull-Shëngjinit, shtetasi Albert Delaj është përplasur me mjetin Audi A-6 me targë UL-AS 193 që drejtohej nga shtetasi Gazmir Mustafiq. Si rezultat i goditjes mjeti me targë UL-AS 193 ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin Benz me targë AA595LX që drejtohej nga shtetasja D.N. 44 vjeçe, banuese në Lezhë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjeti me targë UL-AS 193 shtetasi Gazmir Mustafiq, 27 vjeç, banues në Ulqin, Mal i Zi.
Janë dëmtuar drejtuesja e mjetit Benz shtetasja D.N. si dhe pasagjerja në këtë mjet shtetasja M.Gj. banuese në Lezhë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. (Citynews)