Në aksionin e inspeksionit në Bunë: U MBLODHËN 117 MIJË EURO

2010-05-31-11h42b - Ada Bojana - MonténégroGjatë veprimit të Inspeksionit për mbrojtjen e hapësirës janë paguar gjithsej 116.756 euro që përbën  93 për qind të Kontratave të nënshkruara për vitin 2013, ndërsa 50% nga kjo shumë, 58.378 euro, i takuan komunës së Ulqinit.

Shuma e përgjithshme e detyrimeve të pashlyera ishte 125.548,12 euro kështu që u sollën 60 Vendimi për prishjen e objekteve të përkohshëm të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Çmimoren për marrjen me qira të pronës shtetërore për objekte të përkohshme në Bunë e cakton Ministria për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm. Në raste ku për kategorizimin e objekteve si “shtëpiza të peshkatarëve” përdoruesit nuk kanë dorëzuar lejet për peshkim sportiv – rekreativ apo afaristë është llogaritur çmimi i plotë i qirasë për objekte montazh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…