Aktivisti i mirënjohur në SHBA Naser Nika u dekorua me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e New York-ut.
“Ishte një moment që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, plotë emocione të papara më parë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur puna dhe përkushtimi që bën për kombin tënd vlerësohet me kaq respekt. Për këtë, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për të gjithë këshilltarët e qytetit të New York-ut, e sidomos për Councilman David Carr, për mbështetjen dhe vlerësimin e tij të jashtëzakonshëm. Të marrësh një çmim të tillë është ëndrra e çdo individi, por për ta arritur atë kërkohet punë dhe përkushtim i vazhdueshëm. Dhe kur puna jote vlerësohet, të gjitha lodhjet dhe sakrificat harrohen”, tha Nika.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Fatmir Gjeka.