Në Plazhin e madh, në hotelin “Belvi”, mbrëmë kanë filluar Takimet e punëtorëve të shëndetësisë, të 57 me radhë.
Këtë manifestim solemnisht e ka hapur sekretari gjeneral i Ministrisë së shëndetësisë të Malit të Zi Zoran Kesiq.
Takimet, të cilët mbahen me moton “Pa kufij për dije”(Bez granica za znanje) do të zgjasin katër ditë gjatë të cilëve rreth 120 punëtorë të shëndetësisë do të shqyrtojnë disa tema interesante.
Gjatë këtij manifestim OJQ “Shoqata e punëtorëve shëndetësor të Malit të Zi” do ti dorëzojë Dëftesën e falënderimit për rezultatet e arritura gjatë këtij viti drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin dr Pavle Marnikoviqit.