Në Berane mbahet panairi i OJQ-ve: MERR PJESË EDHE HORIZONTI I RI

NH (2)Qendra për Zhvillimin e Organizatave Joqeveritare (CRNVO) – Qendra Burimore e Organizatave të Shoqërisë Civile në Mal të Zi organizoi për të katërtën herë me radhë OJQ EXPO – Panairin e Organizatave Joqeveritare, i cili të shtunën u mbajt në Berane.

Synimi i Panairit ishte të përmirësohet dhe rritet dukja e aktiviteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe i rolit të tyre në proceset demokratike. Po ashtu, Panairi kishte për qëllim të kontribuojë përmirësimin e imazhit publik dhe kredibilitetit të organizatave të shoqërisë civile në këtë shtet.

Panairi është një nga aktivitetet e projektit Qendra Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile në Mal të Zi të cilin CRNVO e zbaton në partneritet me OJQ “Bonum” nga Plevla, OJQ “Nada” nga Herceg Novi, “Horizonti i Ri” nga Ulqini dhe Qendrën Demokratike të Bijello Poles.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa kofinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…