NP “Qendra për kulturë”, Biblioteka e qytetit dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi organizuan të enjten promovimin e librit “I zënë rob” të Rifat Stankajt.
Për këtë vepër dhe autorin folën kryetari i Bashkimit dr. Gani Karamanaga, shkrimtari Hajro Ulqinaku, dr. Bahri Brisku dhe publicisti Mustafa Canka.
Ato theksuan se ky Ulqinak, ish sportist i suksesshëm dhe humanist, i cili tash 25 vite jeton dhe punon në Gjermani, në mënyrë suptile dhe me shumë dashuri i këndon vendlindjes, simboleve të saja dhe fotografive të harruara.
Stankoviq i falënderoi të gjithë për fjalët e bukura duke theksuar se është në përgatitje e sipër të një vepre autobiografike.