Në bibliotekën e qytetit: U MBAJT PROMOVIMI I „KOMUNËS“

KomunaNën organizimin e Bibliotekës së qytetit dhe portalit Ul-info, në Bibliotekën e qytetit të premten, u mbajt promovimi i revistës për vetëqeverisje lokale dhe ruajtjen e trashëgimisë së Malit të Zi KOMUN@.

Në promovim folën zëvendës ministri i kulturës dhe drejtori i Drejtorisë për media në Mal të Zi, mr Zhelko Rutoviq, drejtori i Qendrës për kulturë në Ulqin, dr Nail Draga, kryeredaktori i Komunës, mr Amer Ramusoviq, kolumnistët dhe anëtarët e redaksisë Zhelko Miloviq, dr Gani Karamanaga, Mustafa Canka dhe Ismet Karamanaga, si dhe drejtoresha e Bibliotekës Ardita Rama.

„Shpesh ‘Komun@’ më përkujton arkivin, i cili paraqet burimin e pashtershëm për njohjen dhe mësimin e historisë dhe kulturës tonë. E që të kuptojmë historinë dhe shpirtin e kohës, duhet vazhdimisht dhe rishtas të lexojmë materialet burimore arkivore“, tha Canka dhe shtoi se duke iu falënderuar kryeredaktorit të kësaj revistë Ulqinakëve është krijuar hapësira për shkrim të lirë, ndërsa Ulqini ka nevoi për një revistë të ngjashme, sikur ajo të botohet edhe një herë në tre muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi