Në Budva: 12 MILION EURO NGA KOMUNALITË

budva2Të ardhurat e realizuara në bazë të pagesës së komunalive në Komunën e Budvës deri më 1 tetor ishin rreth 12 milion euro, që është 60 për qind e shumës së planifikuar me buxhet për këtë vit.

Nga komuna e Budvës, siç transmeton agjencia MINA, thanë që në fillim të muajit, mbas sezonit veror, filloj sezoni i ndërtimit. Për këtë arsye deri në fund të këtij viti në bazë të komunalive, do të realizohet buxheti i planifikuar me vlerë prej 20 milion euro.

Komuna e Budvës filloj me pagesën me forcë të komunalive, për objekte investimi i të cilëve është afër fundit dhe investitorët e të cilëve kanë realizuar të drejtën e ndërtimit të objektit, në bazë të Ligjit nga viti 2008.

Në periudhën e ardhshme, shërbimet komunale kompetente, do të kryejnë kontrollin e disa objekteve të cilët ilegalisht janë ndërtuar në 15-20 vitet e fundit, në mënyrë që pronarët e tyre të paguajnë komunalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…