Gojko B. (50) nga Budva është arrestuar për shkak të keqtrajtimit të turistit nga Shkodra G.SH (46) të cilin duke e kërcënuar me pistoletë “e mësoi” të fliste gjuhën malazeze, shkruan “Vijesti”.
Ky banor i Budvës, siç thuhet, në gjendje dukshëm të alkoolizuar ka kërkuar nga Shqiptari në një kafene, të martën në mëngjes, të përsërisë fjalët në gjuhën malazeze të cilat i artikulonte ai.
Më vonë në polici ai tha se ishte i dehur dhe se pendohet, por Prokuroria i caktoi 72 orë heqje lirie.
Turisti nga Shkodra, i cili këtë rast e lajmëroi në polici, u habiste nga ky veprim i Gojko B. nga Budva.