Grabitësit akoma të panjohur kanë vjedhur me dhjetëra shufra metalike në Bulevardin Teuta në të cilët derdhet uji, shkruan “Dan”.
Siç thuhet, mbasi që bëhet fjalë për rrugën më frekuente e cila çon prej qytetit kah Plazhi i madh dhe anasjelltas, është çështje ditësh kur mund të ndodh ndonjë tragjedi.
Në qeverisjen lokale thonë që janë të njoftuar me këtë problem dhe paralajmërojnë që do ta zgjidhin në afat sa më të shkurtër, derisa njëkohësisht apelohen shoferët dhe kalimtarit që të jenë të kujdesshëm.
Sipas informatave jozyrtare, shufrat metalike që mbulojnë vendet ku kullon uji i marrin personat të cilët merren me shitjen e hekurit të vjetër. Ato këtë gjë e bëjnë në orët e vona të natës kur komunikacioni ka intensitet më të ultë, shton kjo gazetë.