Çafka sqeplugë (Platalea leucorodia) është lloj shpendit i cili karakterizohet nga sqepi në formë luge, qafa dhe kaçiruba.
Formon çerdhe vetëm në ishullin Paratuk, në lumin Buna, ku u regjistruan deri në 32 çifte, njoftohet nga Qendra për mbrojtjen dhe vështrimin e shpendëve.
Për këtë lloj është e rëndësishme që të ruhet rrjeti i habitateve kënetore ku ajo pushon dhe ushqehet.
Me qëllim të mbrojtjes së çafkës sqeplugë është iniciuar aksioni gjithëpërfshirës të mbrojtjes së habitateve dhe përpilimi i planit të aksionit për mbrojtjen e saj i cili përfshinë të gjithë vendet ku ajo regjistrohet.