Inspektorët e mbrojtjes së hapësirës kanë rrënuar tre objekte në brigjet e lumit Buna, shkruan “Vijesti”.
Siç shtohet, aksioni i inspekcionit do të vazhdojë edhe ditët në vijim.
Përndryshe, nesër është afati i fundit që me Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare të nënshkruhen kontratat për shfrytëzimin e tokës shtetërore në brigjet e Bunës.
Në këtë hapësirë, sipas Katalogut të objekteve të përkohshme, ekzistojnë 573 lokalitete.









