As gjuetarët më të vjetër në Bunë nuk e mbajnë në mend që në atë lumë aq shumë është kapur qefulli si këto ditë. Ky peshk migrues është vërsulur drejt detit për arsye të riprodhimit, kështu që peshkatarët nuk kanë punë të vështirë ta kapin. Përveç kësaj, është i cilësisë së shkëlqyer, e mbasi që kapet shumë, çmimi i ka rënë në katër euro. Jo rrallë mund të blihen tre kilogram qefull për dhjetë euro.
Nëse dihet që gati dhjetë euro kushton kilogrami i mishit, atëherë nuk habit që, pavarësisht nga oferta e madhe, i gjithë peshku i kapur në Ulqin shitet.