Simbolikisht, në Ditën e planetit Tokë, më 5 qershor, do të nisin punimet në pastrimin e kanalit të Kripores, është dakorduar në takimin e Trupit koordinues i cili të mërkurën është mbajtur në komunë të Ulqinit.
Në këtë takim përfaqësuesit e Qeverisë malazeze, administratës lokale dhe ndërmarrjeve publike komunale, administratës së falimentit në Kripore dhe organizatave joqeveritare, kanë dakorduar edhe një sërë masash tjera që kanë për qëllim revitalizimin e kësaj zone dhe mbrojtjen adekuate të saj.
Është arritur marrëveshja për punën e pompave në Gjerana dhe Kripore në mënyrë që fillimisht nga kjo hapësirë të hiqet uji i ëmbël, e pastaj të futet uji i detit, si parakusht për qëndrimin e shpendëve dhe mbrojtjen nga shumimi i mushkonjave malarike.