Në dy ditët e ardhshme: TUBIM I MADH I ARKITEKTËVE PËR KRIPORE

KriporjaNë kuadër të përgatitjeve për Bienalen e 15 të arkitekturës, e cila fillon në fund të majit, në Ulqin të premten dhe të shtunën do të mbahet simpoziumi i arkitektëve, mëson Portali Ul-info.

Në tubimin në Venecia, i cili është ekspozita më e madhe dhe më e rëndësishme e arkitekturës, Mali i Zi do të prezantohet me projektin e Kripores së Ulqinit.

Për këtë arsye të premten arkitektët do të qëndrojnë në Kripore. Tubimin, i cili do mbahet në hotelin “Mediteran”, solemnisht do ta hap ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka.

Do të jetë i pranishëm edhe kustosi i muzeut në Venecia, Bart Lotsma, i cili është një nga arkitektët më të rëndësishëm në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi