Në dy javët e ardhshme në Ulqin: AKADEMIA E DEMOKRACISË

studentet_prov_830814Prej më 6 deri më 19 shtator në Ulqin do të mbahet “Akademia Straniak për demokraci dhe të drejtat e njeriut”, të cilën e organizon Fakulteti juridik dhe ai i shkencave politike të Universitetit të Malit të Zi, Instituti për të drejtat e njeriut Ludvig Boltzman dhe Universiteti i Vjenës.

Në këtë tubim ligjëratat dhe tryezat e rrumbullakëta do të jenë në gjuhën angleze, ndërsa ligjëruesit do të jenë profesorët universitar dhe ekspertët e shkencave politike nga Austria dhe shtetet e Europës juglindore.

Akademinë e sivjetme do ta ndjekin 35 studentë, të zgjedhur nga më shumë se një qind kandidatë të shkëlqyer të cilët kanë aplikuar nga të gjithë kontinentet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi