Ulqinakja Dijana Pelinkoviq të hënën morri titullin e magjistrit të shkencave. Ajo këtë titull e fitoi me mbrojtjen e punës së vet shkencore (“Monumentet kulturo-historike të qytetit të Tivarit dhe valorizimi i tyre historik”) në Fakultetin për turizëm dhe hotelieri në Kotor.
Pelinkoviq (51) është, përndryshe, tash dy dekada banore e Parisit. Punon si shefe e përfaqësisë së Montenegroairlines-it në kryeqytetin e Francës.
Ajo është një nga personat më meritor për hapjen e vjetshme të institucionit të parë të arsimit të lartë në Ulqin (Fakultetit për studime mesdhetare afariste).