Me rastin e Ditës së diabetikëve, Farmacia “Pharmalive” e Mehrixhana Dervishi-Llazorja dhe Shoqata e diabetikeve “Rrethi kalter”, të gjithë qytetarëve të Ulqinit, që duan, falas do të ju masin nivelin e sheqerit dhe vitaminave në gjak.
Me pranin dhe këshillat e mjekut specialist nga Podgorica, matja e sheqerit dhe e vitaminave do të bëhet të premten prej orës 11,00 deri në 15,00, në farmacinë në Ranë.
Sipas të dhënave jozyrtare, në Ulqin ka rreth 1800 diabetikë.








