Ne Festival mbarëkombëtar: EDHE FËMIJËT NGA ULQINI

FestivaliNë kuadër të 102- vjetorit të Pavarësisë dhe 70- vjetorit të Çlirimit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë organizon Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë, shkruan Shekulli. Në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen së bashku 14 grupe folklorike dhe rreth 300- 400 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky është një nga festimet më të rëndësishme folklorike, me shtrirje gjeografike në të gjithë trojet shqiptare. Synohet të sjellë para publikut jo vetëm pasurinë tonë popullore, por edhe trashëgiminë kulturore duke e përcjellë, te brezat më të rinj.

Artistët e vegjël nga: Shkodra, Kruja, Mirëdita, Tirana, Elbasani, Durrësi, Lushnja, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, Korça, por edhe nga Prishtina, Shkupi, Ulqini, Shkodra, Kruja do të japin shfaqje me numrat më të zgjedhur të repertorit të tyre. Panairi i folkut sipas krahinave që do të përfaqësohen në këtë Festival, parada e kostumeve të mrekullueshme shqiptare, janë e këtij Festivali. Ndërsa për fëmijët artistë do të organizohen vizita në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe në Muzeun e Krujës. Festivali ka në pjesëmarrje grupe të reja dhe grupe me traditë dhe eksperiencë.

Të gjitha së bashku do të demonstrojnë në skenë jo vetëm një pjesë të folkut shqiptar, por edhe punën e tyre me trashëgiminë dhe talentet e rinj. Ky festival ka nisur rrugëtimin e tij ditën e djeshme dhe do të vijojë deri në datën 25 nëntor ku do të mbahet mbrëmja gala.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…