Poeti, shkrimtari dhe publicisti nga Kraja që jeton e punon në Ulqin, Ibrahim Berjashi, në Festivalin “PRANVERA POETIKE DURRËSAKE”,i cili u mbajt të shtunën e kaluar në Durrës, organizuar nga Klubi I Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës ,u nderua me çmimin e tretë të këtij manifestimi letrar prestigjoz. Ky është edhe një sukses i pjesëmarrësve të anëtarëve të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në takimet Mbarëkombëtare.
Pas çmimit “METAFORA 3”(2012) të Festivalit “Drini poetik” në cilin e organizon LSHK, ky është çmimi i dytë që Berjashi nderohet në nivelin mbarëkombëtar. Vitin e kaluar në festivalin e Durrësit u shpërblye Hajredin Kovaçi,anëtar i SHAI “Art Club” Ibrahim Berjashi është autor i 12 veprave letrare, në prozë e poezi,për fëmijë edhe të rritur. Është prezantuar në disa antologji,si dhe në tekstet shkollore në Malin e Zi.Vëllimin me poezi “Lule prej guri”,e ka botuar në vitin 1980 në edicionin e botimeve të revistës “Koha” pranë NGBG “Pobjeda” të Titogradit të atëhershëm. Ai është libri i parë shqip me poezi në Malin e Zi. Në revistën mujore “Koha” (1978-1988) ka redaktuar rubrikën e letërsisë shqipe, ndërsa në vitin 1994 ka qenë kryeredaktor i revistës së pare shqipe në Mal të Zi, “FATI.
Karshi kësaj, në vitet 1988 dhe 99, Berjashi ka drejtuar gazetën “SHPRESA” për refugjatët kosovarë në që ishin strehuar në Malin e Zi. Ibrahim Berjashi, një dekadë e gjysmë ka koordinuar manifestimin kulturo-letrar “KALIMERA POETIKE”, të cilën tradicionalisht e organizon Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin.,Berjashi, themelimin e kësaj shoqate e ka inicuar me poetin Basri Çapriqi dhe piktorin Rudi Goga.Më pas janë kyçur edhe krijues të tjerë shqiptarë nga Ulqini dhe viset tjera. Në edicionin e sivjetmë të festivalit “PRANVERA POETIKE DURRËSAKE”,moren pjesë edhe kryetari i SHAI “Art club” ,Ali Salaj,pastaj poetët Haxhi Shabani dhe Anton Gjuravçaj. Kryetari I Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, Nikolla Spathari tha se sivjet u kemi bërë ftesë shoqatave homologe shqiptare që ato të përzgjedhin pjesëmarrësit në festivalin “Pranvera poetike durrësake”.Në këtë mënyrë, shtoi ai,të mos ftohen vazhdimisht poetët e njajtë. Poetët nga Shqipëria dhe Kosova, treguan shumë respect për autorët shqiptarë nga Mali I Zi,duke shfaqur dëshirë dhe gatishmëri të pa reservë për të bashkëpunuar me shoqatat homologe.Sidomos ishte shumë I madh interesimi I tyre për të qenë pjesëmarrës ne takimet “Kalimera poetike” dhe “Dita e poezisë shqipe”, që mbahen në Ulqin.