Në Festivalin e Gjirokastrës: SUKSES I SHQIPTARËVE NGA MALI I ZI

Edin AsllaniMbrëmë në Gjirokastër përfundoj Festivali Folklorik Kombëtar. Shqiptarët e Malit të Zi u përfaqësuan nga tri Shoqëri Kulturore, SH.A.Tradita , SH.K.A Ana Malit dhe SH.K. Buzuku.

Kënga tradicionale e Anës së Malit e interpretuar në Gjergjef,  në kuadër të Dasmës së Anës së Malit të prezantuar prej SH.A.TRADITA dhe e kënduar nga Egzona Salaj, u vlerësua nga juria profesionale me çmimin e parë.

Këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin ,, Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015’’.

Juria e Festivalit e vlerësoj Naxhije Popi dhe Fadil Velaj, nga SH.A. TRADITA, me çmimin ,, Ruajtja e folklorit në trevën e Krajës ’’.

Programi i prezantuar nga Shqiptarët e Malit të Zi morri Vendin e Tretë në festivalin folklorik gjithëshqiptarë të Gjirokastrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…