Në diskutimin e sotëm mbi shfaqjen “Servantes dhe Dulçinea”, e cila mbrëmë është luajtur në kuadër të Festivalit të 44 tradicional të amatorëve teatral të Malit të Zi në Qendër për kulturë të Bijelo Poles, është arritur përfundimi që ajo dha mjeshtri regjisoriale dhe aktoriale të nivelit të lartë.
Anëtaret e jurisë Ivona Çoviq dhe Dragana Tripkoviq i uruan Ulqinakët duke theksuar që shfaqja e mirë kuptohet në të gjitha gjuhët.
Edhe regjisori Munib Abazi theksoi që përshtypja e tij është që publiku ka kuptuar mesazhin dhe që ka reaguar mirë në disa segmente të shfaqjes.
“Në mënyrë origjinale ia ilustruat publikut se si në Ulqin është thyer historia botërore e kulturës në fund të shekullit 16”, tha gazetari Sead Sadikoviq, autori i emisionit “Pa kufij”(Bez granica) në TV Vijesti.