Në fillim të javës së ardhshme duhet të emërohen sekretarët e sekretariateve në qeverisjen lokale, si dhe kryeadministratori dhe menaxheri i komunës, mëson Portali Ul-info.
Me këtë, dy muaj mbas zgjedhjes së kryetarit të komunës Fatmir Gjeka në atë funksion, më në fund do të kompletohet pushteti ekzekutiv.
Por, ajo nuk do të ketë shumë kohë për ambientim. Sepse, përgatitjet për sezonin kryesor turistik është dashur të fillojnë, ndërsa paralajmërimet nga Kosova flasin që vala e parë e madhe turistike mund të vijë në rivierën e Ulqinit për festat e një majit.