Në fillim të javës së ardhshme: SHUMË NGJARJE TË RËNDËSISHME

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjDitët e ardhshme do të jenë të plotësuara me ngjarje të rëndësishme për komunën e Ulqinit. Për të hënën është caktuar Kuvendi komunal në të cilin do të diskutohet për Draftin e Planit hapësinor urbanistik të komunës. Atë ditë në Mal të Zi do të vijë delegacioni i fondit holandez “Nedfact” në mënyrë që me zyrtarët në Qeverinë e Malit të Zi të dakordojnë dinamikën e ndërtimit të hotelit “Servantes” në Sukë.

Një ditë më vonë pritet që të vijnë në komunë të Ulqinit përfaqësuesit e Atlas bankës në mënyrë që të arrihet marrëveshja për hipotekë për kredi prej 1,2 milion euro.

Për të mërkurën, me 1 tetor, administrata lokale ka paralajmëruar që do të shpall tenderin për qiradhënien afatgjate të tokës për ndërtimin e akva-parkut në Planzhin e madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi