Në fillim të javës së ardhshme: VIJNË BIZNESMENËT NGA TURQIA

Ulqin, UlcinjDelegacioni ekonomik nga qyteti turk Adana do të qëndrojë në fillim të javës së ardhshme në Ulqin, mëson Portali UL-info.

Me këtë grup afaristësh të cilët do të takohen me drejtuesit e komunës së Ulqinit, si dhe të vizitojnë Bashkësinë islame të qytetit, do të jetë dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir.

Të mërkurën këto afaristë në Dhomën ekonomike të Malit të Zi do të marrin pjesë në forumin e biznesit nga sektorët e minierave, turizmit, bujqësisë, prodhimit dhe shitjes së produkteve ushqimore, ndërtimtarisë dhe arsimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi