Artistët nga Ulqini do të qëndrojnë në Njujork në fillim të muajit të ardhshëm nën organizimin e Fondacionit kulturor Shqiptaro – Amerikan.
Në Symphony Space, në Brodvej, me 6 maj, fillimisht do të mbahet koncerti i muzikës klasike „Belcanto Dolcino“, e pastaj Teatri „Teuta“ do ta luajë shfaqjen „Nana“, regjinë e së cilës e bëri Munib Abazi.
Ai ftoi të gjithë emigrantët tanë në Amerikë, e në veçanti ato që jetojnë në këtë zonë, që në kohë të rezervojnë biletat duke theksuar se do të mund të shijojnë muzikë të shkëlqyer dhe dramë të jashtëzakonshme, e cila u prit mirë nga publiku.
Moderator i programit do të jetë prof. Ismet Karamanaga.