Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” nga Ulqini, edhe këtë vit do të jetë organizator kryesor i panairit “MIX International Fest 3” , i cili do të mbahet në Ulqin.
Në këtë manifestim do të marrin pjesë artistë të arteve vizuale (pamore) siç janë: skulptorët, piktorët dhe artistët e mozaikut, të cilët edhe do të demonstrojnë disa orë, gjatë mbarëvajtjes së këtij evenimenti kulturorë.
Përveç artistëve si çdo vit do të marrin pjesë edhe artizanë të njohur nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një mini-panair tjetër i cili do të vendoset në hyrjen e tretë të Plazhit të vogël, do të jetë edhe panairi i agrobiznesit me produktet artizanale të ambalazhuara.
Panairi do të mbahet si çdo vit në shëtitoren e Plazhit të Vogël, nga data 1,2 dhe 3 prill.