Në fillim të shkurtit: FILLON AKSIONI I PASTRIMIT TË VALDANOSIT

drzava-je-vlasnik-valdanosa-a-projekta-ce-svi-imati-korist-slika-2423“Valdanosi nuk është vetëm çështje juridike. Ai është sot shumë më shumë, është çështje ekologjike, ekonomike dhe kulturore, pastaj dhe sigurie. Sepse çdo vit rrezikohemi nga zjarri i cili mund të kishte pasoja katastrofave për të gjithë qytetin”, thanë dje në tubimin e mbajtur në komunë të Ulqinit përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare.

Ato paralajmëruan që në fillim të shkurtit mund të nisin aksionin e madh të pastrimit të gjirit të Valdanosit, sidomos të rrugëve nëpër këtë pjesë të Ullishtës së Ulqinit. “Ajo është formalisht e mbrojtur me Ligjin për ullishtari, por tash 35 vite po shkatërrohet. Ulliri është në gjendje të trishtë dhe ne këtë nuk guxojmë ta shikojmë më me duar kryq”, është porositur nga ky tubim.

Theksuan që vitin e kaluar ekzistonte dhe gatishmëria e ministrisë së bujqësisë dhe mbrojtjes të ndihmohet në procesin e revitalizimit të ullishtës në Valdanos, dhe që në janar prapë do të bëhen bisedimet me organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…