Në Pallatin Venecia në Kalanë e Ulqinit me 5 dhe 6 shtator do të mbahet Festivali i parë i filmit të zhytjes nën det.
Siç thanë për Portalin Ul-info organizatorët e këtij manifestimi, Federata malazeze e zhytjes, Klubi i zhytjes “D’Olcinium” dhe komuna e Ulqinit, në festival do të prezantohet prodhimet filmike në këtë fushë nga tetë shtetet evropiane.
“Mendojmë që Ulqini si vend bregdetar me traditë të pasur është vend i drejtë që të mbahet një manifestim i tillë dhe që ai të bëhet tradicional”, thanë ato duke theksuar që ky do të jetë festival për të gjithë dashamirësit e detit, nën detit, ekologjisë dhe artit filmik.