Në hotelin “Mediteran” në Ulqin me 3 dhe 4 tetor do të mbahet Simpoziumi i 10 Ndërkombëtar “Ndërdisiplinariteti i logjistikës dhe komunikacionit”, mëson Portali Ul-info.
Në këtë tubim shkencor do të marrin pjesë mbi 50 inxhinier të komunikacionit dhe ekspertë nga kjo lëmi nga shtetet e krijuara në hapësirën e ish Jugosllavisë.
Në organizimin e këtij simpoziumi të madh është e kyçur edhe OJQ “Shoqata për Sigurinë në Komunikacion” nga Ulqini, kryetar i së cilës është magjistri i komunikacionit Jozo Briskoviq.