Në kuadër të Festivalit të 9 të Patundshmërive dhe Investimeve – FREI 2018 i cili sot përfundon në hotelin “Avala” në Budvë, Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e të Mirave Detare të Malit të Zi organizoi panelin me titull “Menaxhimi i qëndrueshëm i plazheve”.
Kjo ndërmarrje publike inicioi Strategjinë e Menaxhimit të Qëndrueshëm të Plazheve në Malin e Zi e cila paraqet kornizën inovative për përshtatjen e ofertës së plazheve me kërkesat dhe tendencat moderne turistike.
U prezantua edhe menaxhimi i plazheve me aktivitete sportive – rekreative, i cili ofron shërbimet e kite-surfingut në zonën e Plazhit të madh, për çka foli edhe qiramarrësi Petar Deliq.