Këtë të premte dhe të shtune në Ulqin do të organizohet aksioni „Le të jetë pastër“.
Aksioni e organizojnë Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në bashkëpunim me Entin për Punësim, NP Të Mirat Detare, Komunën e Ulqinit dhe Policinë Komunale, si dhe Ndërmarrjen Publike „Veprimtari Komunale“, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë sezonit turistik.
Në veçanti tentohet të përmirësohet higjiena komunale, gjegjësisht mirëmbajtja e akseve rrugore.
Në territorin e komunës së Ulqinit do të pastrohet rruga magjistrale prej Krruçit deri në Adë, si dhe aksi i rrugës rajonale nga pika kufitare Sukubinë deri tek ura e Mërrkotit.









