Shoqata e Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art” në bashkëpunim me Komunën dhe Organizatën turistike të Ulqinit, në datat 20-21 maj do të organizojë “International Fest of Peace and Arts” në hapsirat e parkut publik në Zenelaj.
Një numër i madh i artistëve, piktorëve, etnografëve si dhe të disa grupeve folklorike nga vende të ndryshme nga vendi dhe rajoni do t’i japin jetë këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturorë.

Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kétij manifestimi, e të kënaqen duke shijuar atë që kanë përgaditur me shumë dashuri.
Nata e parë e “International Fest of Peace and arts” starton këtë të Premte me fillim në ora 21:00.

Pas manifestimin dy ditorë në parkun publik të familjes Hajdari në Zenelaj, Shoqata “Globus Art” do të organizojë aktivitetin e radhës me datat 22-23-24 maj me hapjen e panairit të radhës së artistëve dhe artizanëve në shetitoren në Ranë