Puna në projektin për rindërtimin dhe modernizimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit të Ulqinit do të fillojë më 30 mars, mëson Portali Ul-info.
Punën në këtë projekt, i cili vetëm në fazën e parë kap vlerën 20 milionë euro dhe i cili finansohet nga krediti i bankës gjermane KfW, do ta kryejë kompania MPP “Jedinstvo” AD Sevojno nga Serbia.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, thotë se ky është një moment historik sepse është projekti më i madh infrastrukturor në 40 vitet e fundit.
“Realizimi i këtij projekti hap një hapësirë të gjerë që të nisin investime reale në Plazhën e Madhe, për të pastruar kanalin e Port Milenës, që Ulqini të bëhet komuna e parë ekologjike në vend dhe shumë më tepër”, shtoi ai.
2 Responses
Nuk pat Firma nga Shqiperia per ket punë?
Ka edhe firma prej SHypnije ose Kosove si munen me e kry ket pun edhe ma mir edhe ma lir par kryeministri i ka marrveshjet me partnerat si toka e MZ e paret e Shyptarve me i take srbve