Në fund të marsit gjykime tjera: REXHA DHE SIMONOVIQ PADITEN KOMUNËN DHE OT-në

Organizata turistike, Turisticka organizacijaMbasi që Gjykata e lartë në Podgoricë ka vërtetuar vendimin e Gjykatës themelore në Ulqin sipas të cilit Pranvera Suliq është refuzuar në mënyrë të paligjshme në konkursin e drejtorit të Organizatës turistike të Ulqinit të shpallur në fund të vitit 2014, kontest të ngjashëm ka iniciuar edhe Andrija Simonoviq, i cili po ashtu është lajmëruar në konkurs.

Siç mësojmë, procesi në Gjykatën themelore në bazë të padisë së tij do të fillojë me 28 mars.

Një javë më herët pritet që ky institucion të sjellë vendimin për kontestin të cilin tash sa vite kundër Komunës së Ulqinit e ka ish drejtori i OT Ali Rexha.

Ai paditi Komunën që në mënyrë të paligjshme e ka shkarkuar nga ky funksion me 2 shkurt të vitit 2012 me vendim të kryetarit të Komunës dhe kryetarit të Kuvendit të OT-së Nazif Cungut, dhe për këtë kërkon mbi 50 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi