Pastrimi i Port Milenës, pikës së zezë ekologjike të Ulqinit, duhet të fillojë deri në fund të marsit. Kjo është parashikuar me projektin të cilin e përgatiten Programi i Kombeve të bashkuara për zhvillim industrial (UNIDO) dhe i komunës së Ulqinit, në bashkëpunim me Ministrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, shkruan “Pobjeda”.
Me projekt është parashikuar pastrimi i kanalit dhe sanimi i tij me aplikimin e teknologjive të sakta ekologjike.
Është parashikuar që ky projekt të zgjas dy vite, ndërsa vlera e përgjithshme është 257.900 euro, nga të cilët 210.000 i siguron Qeveria e Sllovakisë, derisa 47.900 i siguron komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.