Dje filloi realizimi i projektit “Karvani tatimor” të cilin bashkërisht e kanë iniciuar Drejtoria tatimore, në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe Unionin e punëdhënësve të Malit të Zi.
Realizimi i projektit parasheh organizimin e ngjarjeve edukative në territorin e tërë Malit të Zi, i dedikuar për taksapaguesit në sektorin privat dhe publik, me qëllim shpjegimin e rregullave tatimore, heqjen e paqartësive, si dhe zvogëlimin e barrierave administrative në plotësimin e detyrimeve tatimore.
Nga Drejtoria tatimore kanë paralajmëruar se “Karvani tatimor” do të jetë mysafirë në Ulqin me 26 prill.