Në Ulqin është zakon që sezoni turistik të nis nga prilli, prandaj kjo është një nga arsyet për kremtimin e Ditës së Ulqinit.
Viteve të fundit është bërë rregull që vala e parë e mysafirëve në rivierën e Ulqinit vjen nga rajoni për festat e një majit.
Sipas paralajmërimeve nga kompanitë më të mëdha hotelerike, objektet e tyre do të hapen në fund të prillit, ndërsa rezervimet janë kryesisht nga vendet evropiane.