Organizatorët e manifestimit tashmë tradicional Southern Soul Festival kanë njoftuar që ai, për të tretën herë me radhë, do të mbahet vitin e ardhshëm në Ulqin.
Të gjithë ato që dëshirojnë të jenë në këtë manifestim që tani mund të blejnë biletat për spektakël i cili do të fillojë më 25 qershor në Plazhin e madh.
Për katër ditë të zgjatjes së festivalit organizatorët premtojnë muzikë të shkëlqyer dhe shumë argëtim të mirë.
Southern Soul festivali, përndryshe, e vendosi Ulqinin në hartën e qyteteve evropiane në të cilët organizohen manifestime të rëndësishme kulturore dhe muzikore.