Southern Soul Festival Montenegro në edicionin e tij të tretë e vërteton reputacion e festivalit më të mirë underground soul në Europë, raporton MTV.
Fatima and The Eglo band, Romare, Dorian Concept, Matthew Halsall Quintet, Jeremy Underground, Alexander Nut i Max Graef, janë vetëm disa nga emrat të cilët do të performojnë në Southern Soul Festival 2015, i cili prej më 25 deri më 28 qershor, në një nga plazhet më të bukura ranore në bregdetin Adriatik – Plazhin e madh, në Dolcinium Kite Club dhe në Copacabana.
Prej sot në Mal të Zi janë në shitje sasia e limituar e kompletit të biletave me çmim special prej vetëm 34 euro, i cili është më i ultë se çmimi i biletave parashitëse (të cilat ishin 49 euro), e të cilat mbeten edhe fare pak. Pas kësaj në shitje do të jenë biletat e rregullta (64 euro).