Prej 25 deri më 27 qershor në Ranë do të mbahet Panairi ndërkombëtar i artizanëve dhe zanateve të vjetra Ulqin 2014.
Siç tha për Ul-info organizatori kryesor i këtij tubimi Ramiz Hajdari, deri tanë pjesëmarrjen në panair e kanë vërtetuar rreth 200 ekspozues nga Mali i Zi dhe shtetet ballkanike. “Do të jetë ky me siguri tubimi më masovik i këtij lloji, ndërsa për herë të parë në një manifestim të tillë do të jepen faturat me TVSH-në e llogaritur”, tha drejtuesi i OJQ “Globus art”/
Hajdari falënderoi komunën e Ulqinit dhe Organizatën lokale turistike për ndihmën e dhënë në organizimin e këtij panairi.









