Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info.
Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje dypalëshe.
Në rend dite do të jenë një sërë çështjesh me interes të përbashkët, ndër të cilat konkretizimi i marrëveshjes për urën mbi lumin Buna që do të lidhë dy shtetet, gjëgjësisht Ulqinin dhe Velipojën.